Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m² banim dhe 100m² tarracë, me lokacion te Prishtina e Re, në kompleksin Linda Premium.
Me orientim nga lindja dhe perëndimi, me një pamje të jashtëzakonshme dhe mobilim tejet unik, banesa renditet në këtë mënyrë: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet, një depo dhe tarracën, e cila e përshkon tërë banesën.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron vendparkim.
Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe inevstime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!