Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 136.2m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në rrugën "Lodri Bajron", në kompleksin InOn, ndërtim nga InOn Investments.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, banjo, tualet, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe ka hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, në afërsi me Parkun e Qytetit, me qasje të shpejtë në qendër dhe në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme.
*Banesa ofron mundësinë e lëshimit dhe për zyrë dhe mundësinë e bashkimit me një tjetër banesë me sipërfaqe 83.5m², ID #17139.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!