Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 120m², me lokacion në Lagjen e Spitalit, në rrugën "Kerem Lëton", në kompleksin Valoni 1.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma të gjumit, një banjo, tualet dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndohet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja e Spitalit është zonë më e qetë por e shumë kërkuar që në të përfshin Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet kryesore shëndetësore, është zonë mjaft e mirëorganizuar, në afërsi ka shkolla, markete, rrugë lidhëse kryesore si dhe stacione të trafikut urban.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!