Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 117m², me lokacion te Prishtina e Re, në kompleksin Prishtina e Re Residence, ndërtim nga Lirimi Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo dhe tarracë me sipërfaqe 60m².
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe ka hapësirë për vendparkim.
Prishtina e Re është një zonë në zhvillim të vazhdueshëm, me infrastrukturë të përfunduar dhe ndërtime të reja kualitative. Me potencial të lartë për banim dhe investim, kjo zonë po shndërrohet në një nga pikat më premtuese të qytetit.
*Banesa ofron mundësinë e lëshimit për zyrë dhe ofron mundësinë e mobilimit për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!