Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Nail Hyseni", ndërtim nga AS Project.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe lindje dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe kamin me dru.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për parking.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë, por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!