Ofrohet me qira banesa terracier me sipërfaqe banimi 96m² dhe tarracë me sipërfaqe 22m², me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Banesa ka orientim nga jugu dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me depo, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe tarraca.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Banesa dhe gjendet në një lagje të qetë dhe private, në njërën prej lagjeve më me ndërtim të kualitetit të lartë të standardeve evropiane.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe hapësirë për vendparkim.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmban shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!