Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 55.8m², me lokacion në Tophane, në rrugën "Sylejman Delvina", ndërtim nga Idea Construction.
Banesa ka orientim nga veri-perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në qendër të qytetit me qasje të afërt në rrugët kryesore, shërbimet bankare, shkollat, çerdhet, shtëpitë e shëndetit dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!