Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 50m², me lokacion te Parku i Qytetit, në rrugën "Rrustem Statovci", afër Kolegjit Fama.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Banesa është e pajisur me ashenor, ofron hapësirë për vendparkim dhe ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, në afërsi me Parkun e Qytetit, me qasje të shpejtë në qendër dhe në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!