Ofrohet për qira banesa me sipërfaqe 141m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Vicianum", ndërtim nga Cima Construction.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, tri dhoma të gjumit me njërën prej tyre master bedroom, dy banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron dy garazha.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë, por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!