Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 65m² me lokacion në Qendër mbrapa Teatrit, në rrugën “Shaban Polluzha”, afër Hotel ''Sirius''.
Banesa ka orientim nga veriu ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe ndërtesa është e pajisur me kondicioner.
Qendra e vjetër është zona më historike e qytetit, zonë që përfshinë ndërtime të ulëta individuale, monumente kulturore, disa prej institucioneve kryesore, zonë që ofron të gjitha shërbimet e nevojshme si dhe urë lidhëse me të gjitha lagjet tjera të Prishtinës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!