Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 65m², me lokacion në Vëllushë, në Rrugën “Ismail Dumoshi”, afër Mani Market.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dhomë gjumi dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për vendparkim.
Vëllusha ndodhet shumë pranë qendrës së qytetit dhe përbëhet kryesisht nga ndërtime rezidenciale. Zona përfshin shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa shërbimet e nevojshme ndodhen në afërsi, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për jetë familjare.
*Shpenzimet e ujit dhe mbeturinave përfshihen në çmim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!