Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 60m², me lokacion në Emshir, në rrugën "Ali Vitija", tek Kullat e Arabëve.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit, me lokacion tejet të përshtatshëm, afër shkollave, parkut të lodrave për fëmijë si dhe transportit publik, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!