Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 257m², me lokacion në Dragodan, në Lagjen Arbëria Luxury Homes.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi me njërën prej tyre master bedroom, tri banjo, dy depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka oborr të gjelbëruar, hapësirë për pushim dhe ka hapësirë vendparkimi për dy vetura.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit. Lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin, që ofrojnë një jetesë të qetë, por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!