Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 45m², me lokacion te Mati 1, në rrugën “Uran Ajeti”, në kompleksin Pozhegu Garden Buildings.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh ndërsa nuk ka një sistem ngrohje por është e pajisur me kondicioner.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!