Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 54m², me lokacion në Lagjen e Spitalit, në Rrugën “Prekazi”, ndërtim nga Cima Construction.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë, ofron hapësirë për vendparkim ddhe garazh me çmim shtesë 50€.
Lagjja e Spitalit është zonë më e qetë por e shumë kërkuar që në të përfshin Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet kryesore shëndetësore, është zonë mjaft e mirëorganizuar, në afërsi ka shkolla, markete, rrugë lidhëse kryesore si dhe stacione të trafikut urban.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!