Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 118m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Gjergj Balsha", në kompleksin Manor Residence.
Banesa ka orientim nga jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: katër hapësira, dy banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Ndërtesa ku ndohet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!