Ofrohet me qira shtëpia për zyrë me sipërfaqe 610m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën “Toni Bleri”.
Shtëpia është e strukturuar në përdhes dhe tri kate, ka 12 hapësira të shfrytëzuesheme pune, gjashtë banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe me naftë, ka oborr të mirëmbajtur ndërsa ofron 25 vendparkime.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!