Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 410m², me lokacion në Lagjen e Profesorëve, në rrugën “Fatos Limani”.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është e strukturuar në përdhes, dy kate dhe nënkulm ndërsa si objekt shtëpia është e ndarë në mënyrë simetrike në dy pjesë.
Hyrja 1 - 410m²
Kati përdhes: qëndrim ditor me kuzhinë, kuzhinë verore, banjo, depo dhe garazh.
Kati I: qëndrim ditor, dhomë gjumi master dhe tualet.
Kati II: dy dhoma gjumi dhe banjo.
Nënkulmi: dhomë pune e shfrytëzueshme.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, ka truall me sipërfaqe 5.92 Ari ku po ashtu ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara, me hapësira gjelbëruese, në afërsi me Qendrën e Mjekësisë Familjare, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
*Shtëpia ofron mundësinë e lëshimit me qira edhe për zyrë.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!