Ofrohet me qira shtëpia për zyre me sipërfaqe 400m² me lokacion në Emshir, afër Universitetit UBT.
Zyra ka orientim nga lindja dhe ofrohet në përdhesë dhe dy kate;
Kati përdhesë ka dy hapësira të shfrytëzueshme pune, kuzhinë, një banjo si dhe garazhë;
Kati i parë ka pesë hapësira të shfrytëzueshme pune dhe dy banjo;
Kati i dytë ka një hapësirë të shfrytëzueshme pune dhe dy depo.
Sistemi i ngrohjes është i mundësuar me energji elektrike.
Shtëpia ndodhet në një truall prej 2.5 Ari dhe po ashtu ofron edhe vendparkim për tre makina.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve mjaft afër qendrës së qytetit, zonë mjaft e ndërtuar dhe me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme për zhvillimin e veprimtarive biznesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!