Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 190m², me lokacion në Çagllavicë, në Lagjen Qëndresa Home.
Shtëpia ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe është e strukturuar në përdhes dhe kat me këtë organizim të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, tri banjo, depo dhe një ballkona.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia është e mobiluar me mobilje kualitative, shumë e mirëmbajtur dhe e përshtatshme për banim, ka oborr të mirëmbajtur dhe hapësirë relaksuese ndërsa ka edhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Gjendet në një lagje private të qetë dhe të sigurtë, me mundësi shumë të mira për zhvillimin e një jete komode.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!