Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 85m², me lokacion te Rruga B, në rrugën "Theodor Muzaka", ndërtim nga Ndërtimi - A.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, dy banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, është e pajisur me kondicione dhe ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar me frekuentim të dukshëm, me qasje në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!