Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 87m², me lokacion në Lakrishtë, në rrugën "Bashkim Fehmiu", afër Pasticeria "Luçja".
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, është e pajisur me kondiconer dhe ofron hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Lakrishtja është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, e karakterizuar nga ndërtime moderne të larta, si banesore ashtu edhe afariste. Me infrastrukturë të kompletuar, qasje direkte në rrugët kryesore dhe afërsi me urat lidhëse drejt qyteteve tjera, kjo zonë ofron potencial të lartë si për banim ashtu edhe për investim.
*Banesa ofron mundësinë e lëshimit për zyre.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!