Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 121m², me lokacion në Rrugën C, mrapa Royal Mall, ndërtim nga Alko Impex.
Banesa ka orientim lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme dhe gjithashtu është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndohet banesa është e pajisur me ashensor, ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar me frekuentim të dukshëm, me qasje në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!