Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 110m², me lokacion në Bregun e Diellit, ndërtim nga Cakolli Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma të gjumit, dy banjo, një depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, të shfrytëzueshme ka edhe një garazhë të përfshirë në çmim dhe bodrumin.
Bregu i Diellit mbetet një nga lagjet më të preferuara për banim në Prishtinë, falë infrastrukturës së kompletuar dhe organizimit të mirë urban. Zona përfshin Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore, çerdhe dhe është e lidhur drejtpërdrejt me linjat kryesore të trafikut urban, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë drejt qendrës së qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!