Ofrohet me qira zyra me sipërfaqe 200m², me lokacion në Qendër, në Sheshin "Zahir Pajaziti".
Zyra ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka shtatë hapësirë të shfrytëzueshme pune, hapësirë për kuzhinë dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me shtatë kondicionerë.
Qendra e qytetit përfaqëson zonën më të kërkuar dhe më dinamike të Prishtinës, duke kombinuar ndërtime banesore, objekte individuale dhe zhvillime afariste. Zona përfshin institucionet kryesore shtetërore, qendrat shëndetësore, shkollat, çerdhet si dhe Stacionin Qendror të Policisë, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetë urbane aktive.
*Zyra ofron mundësinë e lëshimit me inventar.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!