Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 70m² me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Holger Petersen”, në kompleksin Park Residence, ndërtim nga Berisha Group.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike..
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim..
Banesa gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!