Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 65m², me lokacion në Ulpianë, në Rrugën "Taulantia".
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor me kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Lagjja Ulpiana është një nga zonat më të vjetra të Prishtinës dhe njëra prej zonave më të kërkuara për banim falë të gjitha shërbimeve të nevojshme që përfshinë, shkollat, çerdhet, qendrën e mjekësisë, lokalet, zyrat, lagjja e konvikteve për studentë në afërsi me disa prej Univesiteteve si dhe me Menzën e Studentëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!