Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 500m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën “Selman Lajqi”, afër Lagjes Washington Residence.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, dy kuzhina, pesë dhoma gjumi, pesë banjo, depo dhe tre ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka oborr të gjelbëruar, ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe garazh.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!