Ofrohet me qira kati i shtëpisë me sipërfaqe 120m², me lokacion në Taslixhe 1, në rrugën “Hil Mosi”.
Kati ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Taslixhja është një zonë e qetë dhe rezidenciale me pozicion strategjik dhe qasje të lehtë në qendër. Afërsia me Parkun e Tokbashqes dhe Gërminë e bën ideale për banorë që kërkojnë jetë të qetë pranë natyrës dhe aktiviteteve rekreative.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!