Prishtina e Re Prishtinë






Ofrohen me qira dy banesa, secila me sipërfaqe 73m², me lokacion te Prishtina e Re, në Rrugën "Behar Begolli", në kompleksin Puhiza, afër Restaurant Cassava.
Banesat kanë orientim nga lindja dhe jugu dhe kanë këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e kanë të mundësuar me energji elektrike dhe ndërtesa ku ndodhen banesat është e pajisur me ashensor.
Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe investime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.
*Çmimi i shfaqur përcaktohet vetëm për njërën banesë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!