Ofrohet me qira shtëpia për zyre me sipërfaqe 430m², me lokacion te Mati 1, në Rrugën "Muharrem Fejza", afër Tregu Group.
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, e strukturuar në përdhes, kat dhe nënkulm me këtë renditje të hapësirave të brendshme: në përdhes ka pesë hapësira pune, në katin e parë ka pesë hapësira pune, në nënkulm ka po ashtu një hapësirë të shfrytëzueshme pune dhe në total ka dy banjo, dy tualete, kuzhinë, depo dhe nëntë ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, me pelet dhe ka hapësirë parkimi për tetë vetura.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.
*Shtëpia është e përshatshme për zyra funksionale, ideale për kompani, studio profesionale, organizata apo çerdhe.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!