Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 162m², me lokacion në Matiqan, në Rrugën "Isa Kastrati", afër Xhamisë.
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, është e strukturuar në përdhes dhe kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma të gjumit, dy banjo dhe dy depo.
Sistemi i ngrohjes në këtë shtëpi mundësohet me anë të klimave dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Matiqani ndodhet në periferi të Prishtinës dhe ofron një mënyrë jetese të qetë, larg zhurmës urbane. Me qasje të shpejtë në qendër dhe shërbime si shkolla dhe transport publik, zona paraqet alternativë të qëndrueshme për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!