Ofrohet me qira kati i shtëpisë me sipërfaqe 150m² me lokacion në Emshir.
Kati ka orientim të mirë nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, katër banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me dru. Po ashtu ofron hapësirë për vendparkim.
Emshiri është një zonë e kombinuar me ndërtime afaristo-banesore dhe rezidenciale, e vendosur në hyrje të qytetit. Lagjja përfshin shkolla, çerdhe, markete, transport urban dhe Stacionin e Autobusëve, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetesë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!