Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 98m² dhe tarracë me sipërfaqe 28m², me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
*Banesa mobilohet në rast kërkese dhe ofron mundësinë e lëshimit për zyre.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmban shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!