Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 97m², me lokacion në Qendër, në Sheshin "Nënë Tereza", afër Hotelit "Swiss Diamond".
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi,dy banjo, një tualet dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Qendra e qytetit përfaqëson zonën më të kërkuar dhe më dinamike të Prishtinës, duke kombinuar ndërtime banesore, objekte individuale dhe zhvillime afariste. Zona përfshin institucionet kryesore shtetërore, qendrat shëndetësore, shkollat, çerdhet si dhe Stacionin Qendror të Policisë, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetë urbane aktive.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!