Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 100m², me lokacion në Fushë Kosovë, në Rrugën "Nënë Tereza", në kompleksin Model Slovenia, afër Mobilerisë Albed.
Banesa ka orientim nga veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, me qasje të shpejtë në rrugë kryesore dhe shumë shërbime tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!