Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 98m², me lokacion në Fushë Kosovë, në Rrugën "Arbëria", ndërtim nga Model Slovenia.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, me qasje të shpejtë në rrugë kryesore dhe shumë shërbime tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!