Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 117m², me lokacion në Pejton, në Rrugën "Sejdi Kryeziu", afër Ambasadës Finlandeze.
Banesa ka orientim nga lindja, jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajsiur me dy kondicionerë.
Lagjja Pejton është një nga zonat më të kërkuara të qendrës së Prishtinës, e njohur për pozicionin e saj strategjik dhe qasjen e lehtë në të gjitha shërbimet kryesore. Zona përfshin shërbime bankare, institucione shtetërore, çerdhe, restorante, lokale dhe stacione të trafikut urban, duke e lidhur Pejtonin drejtpërdrejt me të gjitha pjesët e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!