Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 50m², me lokacion në Ulpianë, në Rrugën "Dëshmorët e Kombit", afër lokalit Pata Fasta.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, është e pajisur me kondicioner ndërsa ofron edhe hapësirë për vendparkim.
Lagjja Ulpiana është një nga zonat më të vjetra të Prishtinës dhe njëra prej zonave më të kërkuara për banim falë të gjitha shërbimeve të nevojshme që përfshinë, shkollat, çerdhet, qendrën e mjekësisë, lokalet, zyrat, lagjja e konvikteve për studentë në afërsi me disa prej Univesiteteve si dhe me Menzën e Studentëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!