Marigona Hill Prishtinë












Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 404m², me lokacion në Lagjen Marigona Hill, Prishtinë.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmbanë shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.
Shtëpia ka orientim nga perëndimi dhe jugu, është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma të gjumit, tri banjo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka oborr të gjelbëruar dhe të mirëmbajtur ndërsa ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Gjendet në një nga lagjet më të bukura në periferi të qytetit, ndërtim cilësor dhe tejet i përshtatshëm për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!