Parku i Qytetit Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia për zyre me sipërfaqe 400m², me lokacion te Parku i Qytetit, në Rrugën "Rrustem Statovci", afër Hotel "Gloria".
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, është e strukturuar në përdhes dhe tri kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka një hapësirë të shfrytëzueshme, kuzhinë, depo dhe banjo;
Në katin e parë ka hapësirë për qëndrim ditor ku dhe ka të instaluar kamin dhe ka ballkon;
Në katin e dytë ka dy hapësira për shfrytëzim, dy banjo dhe një ballkon;
Në katin e tretë ka një hapësirë të madhe dhe ballkon me pamje nga parku.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe ka mundësi ngrohjeje me pelet.
Shtëpia ndodhet në një lagje shumë afër qendrës, me hapësira gjelbëruese, me qasje të afërt në park , me rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!