Arberi - Dragodan Prishtinë









Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 91.3m² dhe tarracë me sipërfaqe 32m², ndodhet në Dragodan, në rrugën "Ferid Curri", ndërtim nga BP Home.
Banesa ka orientim nga lindja, është tërësisht funksionale, e mobiluar dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe një tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh të përfshirë në çmim dhe hapësirë për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!