Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 89.46m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Ferid Curri", në kompleksin London Suite, ndërtim nga BTP Holding, përballë Meridian.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, tualet, një depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!