Velani Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 200m², e pajisur e fletë poseduese, me lokacion në Velani, në rrugën "Isa Kastrati", në kompleksin Albing Residence, ndërtim nga Albing.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron dy garazha.
Banesa ndodhet në afërsi me qendrën e qytetit, me lokacion tejet të përshtatshëm, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!