Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe banimi 188.3m² dhe tarracë me sipërfaqe 97m², me lokacion te Mati 1, në Rrugën "Shefqet Pllana", ndërtim nga Gjurma.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi me dy prej tyre ma banjo të veçantë, një banjo të përgjithshme dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë për vendparkim ndërsa ofron dy garazha të përfshira në çmim.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!