Dardani Prishtinë







Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 84.56m², me lokacion në Dardani, në Rrugën "Musine Kokalari", afër QMF V.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos, është e pajisur me kondicioner dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Dardania është njëra ndër lagjet e qendrës së Prishtinës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, shkollat, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban ndërsa lagjja është e përshtatshme si për vendasit, studentët apo banorët e rinj të zonës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!