Kalabri - Emshir Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 88.65m², me lokacion në Emshir, rruga “Dervish Hima”, ndërtim nga Lesna, në kompleksin Blerti 2.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet, depo dhe dy balkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit, me lokacion tejet të përshtatshëm, afër shkollave dhe transportit publik, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!