Qendër Prishtinë
Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 170m², me lokacion në Qendër, në Sheshin "Nënë Tereza", pëballë Hotel "Swiss Diamond".
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: pesë hapësira të zhfrytëzueshme, kuzhinë dhe dy banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe energji elektrike, është e pajisur me kondicioner dhe ofron vendparkim.
Qendra e qytetit është zona më e kërkuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, zonë që përfshinë ndërtime banesore, ndërtime të ulëta individuale, ndërtime afariste, qendrën e mjekësisë, shkollat, çerdhet, institucionet shtetërore dhe stacionin kryesor të Policisë.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!