Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 95m², me lokacion në Pejton, në rrugën “Tirana”, ndërtim nga Dervisholli, në kompleksin Prime.
Banesa ka orientim nga jugu dhe lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, banjo, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh, dy depo dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Pejton është njëra prej zonave më të kërkuara të qendrës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban që lidhin Pejtonin me të githa zonat e Prishtinës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!