Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 100m², me lokacion në Lakrishtë, në kompleksin Dukagjini Residence.
Banesa ka orientim nga jug-perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit ku njërsa shërben si garderober dhe ka mundësi kthimi në dhomë të gjumit, një banjo, një tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe banesa në shfrytëzim ka një garazhë dhe depo, që të dyja përfshihen në çmim të qirasë.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.
*Banesa është e lirë nga data 10 Qershor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!